Flash News

KRYESORE

Kina censuron Eugent Bushpepën, nuk transmeton performancën e Shqipërisë në Eurovision

Eurovision është një spektal që ndiqet në të gjithë botën dhe Kina është një prej shteteve jo-europiane ku ky festival transmetohet.

Hunan TV është media që ka të drejtën e transmetimit të Eurovision në Kinë dhe mbrëmjen e djeshme qytetarët kinezë nuk kanë patur mundësinë të shijojnë performancën e Eugent Bushpepës nga Shqipëria dhe Ryan O’Shaughnessy nga Irlanda.

Performanca e Bushpepës nuk është transmetuar në televizionin kinez për shkak të tatuazheve që ka në trup këngëtari shqiptar. Në Kinë ka hyrë në fuqi një rregullore e ashpër që ndalon transmetimin dhe promovimin e artistëve që kanë tatuazhe.

Gjithsesi, duhet theksuar se veshja që këngëtari shqiptar kishte përzgjedhur për të dalë në skenë i ekspozonte shumë pak tatuazhet, vetëm në krahun e djathtë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shoqëruesit e tij.

Të njëjtin fat si Eugenti ka patur edhe këngëtari irlandez. Performanca e këtij të fundit është ndaluar për shkak të promovimit të të drejtave të komunitetit LGBT.

Edhe performanca e Zvicrës është censuruar kur regjia qendrore ka filmuar flamurin e LGBT.

“The Sun” profil për Eugent Bushpepën: A do e çojë fitoren në shtëpi finalisti i Eurovisionit?

Të fundit