Flash News

KRYESORE

Kina forcon masat për hyrje-daljet, pas regjistrimit të 99 rasteve 'të importuara' me koronavirus

Kina forcon masat për hyrje-daljet, pas regjistrimit të 99 rasteve

Në Kinë po forcohen masat për kontrollin e të huajve që hyjnë në territor pasi numri rasteve të koronavirusit të importuar arriti një rekord të ri duke dyfishuar numrin ditor të të infektuarve të rinj.

Kina raportoi 99 raste të reja me koronavirus më 11 prill, nga 46 që regjistroi një ditë një ditë më parë, tregojnë të dhënat zyrtare të së dielës.

Në qendrën tregtare Shanghai, 51 shtetas kinezë që erdhën në të njëjtin udhëtim nga Rusia rezultuan pozitiv.

“Rreziku i rasteve të importuara është rritur në mënyrë dramatike,” tha Wen Guohui, kryetar i Guangzhou, në një konferencë shtypi të Dielën.

Guangzhou po zbaton masa antivirus për këdo që hyn në qytet nga përtej kufirit kombëtar, pavarësisht kombësisë, racës apo gjinisë, tha zyrtari i punëve të jashtme Liu Baochun.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve në Kinë arrin në 82.052, ndërsa numri i të vdekurve  3,339.

Reuters

Të fundit