Flash News

KRYESORE

Kina hakmerret ndaj tarifave të reja amerikane

Kina hakmerret ndaj tarifave të reja amerikane

Kina paralajmëroi një rritje të tarifave ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë. Vendimi erdhi pas njoftimit të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë duke filluar nga 24 shtatori.

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve amerikanë apo industrive të tjera, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë menjëherë fazën tre të këtij vendimi, me tarifa në vlerën e 267 miliardë dollarëve.

Pekini njoftoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të hakmerret ndaj tarifave të reja të njoftuara nga Presidentit amerikan Donald Trump. Kjo rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Të fundit