Flash News

KRYESORE

Kina i cilëson 'të çmendura' akuzat e Pompeos për origjinën e koronavirusit

Kina i cilëson 'të çmendura' akuzat e Pompeos

Transmetuesi shtetëror i Kinës i kritikoi ashpër komentet e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke i cilësuar ato si “të çmendura”.

CCTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se koronavirusi ka dalë nga një laborator në qytetin e Kinës, Vuhan, “është një gënjeshtër e plotë”.

Transmetuesi kinez tha se politikanët amerikanë “po nxitojnë të zhvendosin fajin” dhe “të shtypin Kinën, në kohën kur përpjekjet e tyre kundër epidemisë janë rrëmujë”, transmeton REL.

Një ditë më parë Pompeo, gjatë një interviste në një studio televizive deklaroi se ka një sasi të konsiderueshme të provave që erdhën nga ai laborator Wahan.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur ta akuzojnë njëra-tjetrën për përhapje të dezinformatave në lidhje me origjinën e koronavirusit që prej marsit, kur një zyrtar kinez ka thënë se ushtria amerikane “mund ta ketë sjellë virusin në Kinë”.

Të fundit