Flash News

KRYESORE

Kina kundër SHBA-së për sulmet në Siri: Ndërhyrjet ushtarake janë të papranueshme

Kina kundër SHBA-së për sulmet në Siri: Ndërhyrjet

Për sulmet në Siri nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ka reaguar Kina. Superfuqia botërore ka dalë kundër sulmit duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjen ushtarake.

Ministria e Jashtme kineze beson se e vetmja zgjidhje për çështjen siriane janë marrëveshjet politike. Ajo bëri thirrje për një hetim të plotë të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze, Hua Chunying i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, raporton “Al Jazeera”.

Hua tha se Kina kundërshton përdorimin e forcës në lidhje me ndërhyrjet ushtarake që janë në kundërshtim me parimet bazike të rregullave dhe normave ligjore ndërkombëtare.

Të fundit