Flash News

KRYESORE

Kinë/ Shpërthim në një fabrikë kimike, 47 të vdekur, rreth 600 të plagosur

Kinë/ Shpërthim në një fabrikë kimike, 47 të

Një shpërthim në një uzinë pesticidesh në Kinën Lindore ka shkaktuar 47 viktima dhe mbi 600 të tjerë të plagosur, njoftojnë mediat shtetërore kineze.

Shpërthimi ndodhi në Parkun Industrial të Chenjiagang në qytetin Yancheng, në provincën Jiangsu, dhe zjarri është vënë nën kontroll në orët e para të së premtes.

Të mbijetuarit janë transportuar në 16 spitale, duke përfshirë 32 të plagosur që janë në gjendje kritike.

Zjarri në një fabrikë në pronësi të kompanisë kimike Tianjiayi u përhap edhe në fabrikat e tjera pranë saj, si dhe në një kopsht fëmijësh, që shkaktoi disa të plagosur.

Shkaku i këtij shpërthimi është duke u hetuar.

Të fundit