Flash News

KRYESORE

"King" LeBron James sqaron të ardhmen, tregon se ku do të mbyllë karrierën

"King" LeBron James sqaron të ardhmen, tregon se ku do të

Ylli i NBA-së, LeBron James, ka gjetur kohë të qetësojë fansat e LA Lakers për të ardhmen e tij. Ai komunikoi me ta virtualisht përmes “Instagram Live”.

I pyetur për të ardhmen e tij nga tifozët e Lakers, "King" James u shpresh: “Doni të dini se ku do të luaj më pas? Në asnjë vend tjetër. Dua t’ju them një gjë, nuk ka asnjë vend tjetër ku dua të jem përveç se këtu. Dua të jem një Lakers për gjithë jetën time”.

Sezoni në kampionatin e basketbollit amerikan është ndalur për shkak të COVID-19. LeBron James ka bërë mjaft mirë me ekipin e tij, pasi po kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit dhe faza "play-off" duket e sigurtë.

Të fundit