Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Ç’është e vërteta ka kohë që është hedhur në qarkullim një libër, jo fort i zakontë për nga përmbajtja, një libër që teksa e lexon kupton se sa e sa gjëra që shumëkush i ka gëzuar me kohë si diçka krejt të natyrshme, ty të janë mohuar, fshehur e sikur të kishte ekzistuar mundësia edhe zhdukur e asgjësuar, ngaqë shprehin të vërteta të qenësishme, të vërteta që i japin kuptim gjëllesës dhe përkatësisë në qerthullin e një kulture dhe qytetërimi të madh: i lavdishëm në të shkuarën dhe, pas të gjitha gjasave, i ndritur e i begatë në të ardhmen.
E pra, libri në fjalë titullohet “Kishë dhe kulturë” e ka për autor Dhimitër Bedulin, muzikologun, historianin dhe dijetarin në një sërë lëmenjsh të kulturës shqipe. Lypset thënë qysh në krye e pa u vonuar se, ashtu si të gjitha veprat për së mbari, edhe ky libër i Bedulit ka, më së paku, një vlerë të dyfishtë: thënë më shkoqur, përmes tij kaptojmë pragun dhe hyjmë në një botë të madhe të kulturës dhe qytetërimit të krishterë, pjesë gjenuine e të cilit jemi ndjerë gjithkahherë, edhe pse janë rrekur të na e fshehin e të na mashtrojnë me gjithfarë dokrrash, për hir idealesh të rreme e idolesh kallpë; më anë tjetër, duke eksploruar këtë botë pak, për të mos thënë aspak të njohur në vlerat e saj të qenësishme, ne shkojmë e njihemi edhe me një dijetar të ndritur, një prej atyre që nuk ka rrahur gjoksin plot pohë e bujë, por ka ulur kryet e ka mihur e gërrmuar në terrin e shekujve për të na ndriçuar të sotmen e të ardhmen, një prej atyre që të mos qenit ndër të gjallë ia rrit edhe më fort shkëlqimin, çka, për arsye që një Zot (a një djall!) i di, i kishte munguar në të gjallë, ose për të qenë më i saktë, ne nuk kishim pasur sytë në ballë që ta shihnim.
Edhe pse nuk është një vepër unike, në kuptimin që përbëhet nga një sërë tekstesh të shkruara në kohë të ndryshme, me përmbajtje të ndryshme dhe, për më tepër, nga disa lëmenj të dijes njerëzore, libri ka një simetri të përkryer dhe harmoni të brendshme, falë edhe punës së kujdesshme parapërgatitore të Aurel Plasarit (i cili e ka pajisur librin edhe me një parafjalë të shkruar me dashuri) dhe, doemos, të familjes së të ndjerit që e ka ruajtur e sjellë me aq përkushtim pasurinë e çmuar të lënë nga i dashuri i tyre, pasuri që nuk i takon vetëm një familjeje, farefisi apo qoftë edhe bashkësie, por një kombi të tërë. Pa dashur të bëj ndonjë përzgjedhje preferenciale, çka mund të mendohet se mbiçmon këtë apo atë tekst në kurriz të këtij apo atij teksti (çdonjëri prej punimeve ka vlera të padiskutueshme si në rrafshin e ngushtë profesional ashtu edhe në atë më të gjerë kulturor), ma do mendja që ia vlen të veçojmë studime si: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë deri në vitin 1994”, “Disa të dhëna lidhur me periudhën e Skënderbeut nga një vepër agjiografike orthodhokse e shekullit XV”, si dhe “Bashkësia Orthodhokse e Tiranës. Kodiku i kishës së Shën Prokopit të Tiranës (1818-1922)”. I veçuam këto tri punime se përmbajnë të dhëna të çmuara në lëmë të historisë dhe japin një ndihmesë në debatin që ka përfshirë shoqërinë tonë lidhur me identitetin e aspekte të tjera të përkatësisë kulturore e qytetërimore të shqiptarëve.
Lypset thënë se ky libër është një përmendore për të gjithë ato vepra themeltare të artit e kulturës sonë që në thelb janë shprehje e identitetit perëndimor të këtij vendi. Kësisoj i bëj thirrje ndërgjegjes kombëtare e intelektuale të intitucioneve të këtij shteti të shprehin, qoftë edhe formalisht, një mirënjohje zyrtare kundrejt Dhimitër Bedulit me shokë, mirënjohje që ata nuk e lypën kurrë e prej kurrkujt.
Dhe e fundit, por jo për nga pesha e nga rëndësia, Dhimitër Beduli vjen e na shfaqet një stilist i mbaruar; ai ka një gjuhë të përkorë, të shkoqur e të rrjedhshme, figuracion të kursyer, qartësi në të shprehur e thjeshtësi në të kuptuar edhe atëherë kur është i thellë, çka e bën edhe më të andshëm leximin, duke të ndërmendur një aromë të bjerrë nga koha dhe egjra që ka mbirë e po harliset në kopshtin e lënë djerrë të shqipes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38