Flash News

KRYESORE

Kishte 410 mijë paund borxh, biznesmeni varroset për së gjalli

Një biznesmen rus i cili kishte 410 mijë paund borxh ëshë varrosur për së gjalli në një varrezë në Moskë. Ai telefonoi të vëllain duke iu lutur që të paguante borxhin e tij, në mënyrë që të rifitonte lirinë. Vetëm pas shlyerjes së borxhit, rrëmbyesit i dhanë Ismail vendndodhjen e vëllait 41 – vjeçar Khikmet Salaev.

 Ai raportohet se kishte qëndruar nën dhe për rreth 4 orë. Salaev u dërgua në spital me disa fraktura. Media ruse ka ngritur sëfundmi shqetësimin për një rikthim të mundshëm bandave ganstere të vitit 1990.

Të fundit