Flash News

KRYESORE

Kishte ngecur në akullnajë, shpëtohet dhelpra në mes të detit

Kishte ngecur në akullnajë, shpëtohet dhelpra në mes të

Jeta në det sjell përvoja dhe sfida të shumta. Peshkatarët Mallory Harrigan, Cliff Russell dhe Allan Russell ishin disa kilometra nga gadishulli Labrador në Kanada, kur u përballën me një pamje mjaft të pazakontë.

Ata vunë re se diçka ishte në majë të një akullnaje të vogël brenda në det. Fillimisht menduan se ishte një fokë por kur u afruan kuptuan se bëhej fjalë për një dhelpër polare.

Mendohet se dhelpra kishte ngecyr aty ndërsa kërkonte ushqim.

Peshkatarët kuptuan se kafsha ishte 'dënuar me vdekje', kështu që vendosën të ndërhynin dhe të bënin gjithçka për ti shpëtuar jetën.

Ekuipazhi realizoi një shtrat të improvizuar për dhelprën dhe e shpëtuan.  Më pas peshkatarët e lëshuar dheprën në tokë të thatë në mjedisin e saj natyror.

Linku origjinal këtu 

Të fundit