Flash News

KRYESORE

“Kishte planifikuar intervistë te Fevziu”, ish-deputeti kujton bisedën e fundit me Sokol Olldashin

5 vjet pasi u nda nga jeta, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka përkujtuar ish-kolegun e ndjerë, Sokol Olldashi.

Ndërsa poston foto me ish-kolegun e tij, Halimi kujton bisedën e fundit me të në një kafene pranë kryesisë së Kuvendit, si dhe për një intervistë që kishte planifikuar te Blendi Fevziu.

“5 vjet më parë në këtë orë kemi qenë duke biseduar në një kafe afër kryesisë së Kuvendit, për një "Zijafet" siç thoshte Koli dhe për një intervistë tek Fevziu të hënën e ardhshme. Pastaj u ndamë..për të mos u parë më kurrë..

I paharruar kujtimi yt i dashur mik!”, kujton Halimi.

Të fundit