Flash News

KRYESORE

Kishte shkuar për ski, miliarderi zhduket në Alpet Zviceriane

Karl-Erivan Haub, trashëgimtari i zinxhirit të supermarketeve gjermane ‘Tengelmann’, është shpallur i humbur, pasi nuk u kthye nga Matterhorn, ku kishte shkuar për ski të shtunën.

Zëdhënësi i Tengelmann konfirmoi ditën e sotme se një kërkim me shpejtësi të plotë ishte duke u zhvilluar për biznesmenin.

Ai ka qenë përgjegjës për firmën që nga viti 2000 dhe zotëron marka të ndryshme supermarketesh në Gjermani dhe Evropën Qendrore.

Në një letër të publikuar nga gazeta gjermane ‘Handelsblatt’, vëllai i miliarderit Christian Haub, tha se ai ishte i trajnuar për të bërë ski në male.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të gjetur 58-vjeçarin në Alpet Zviceriane.

Të fundit