Kishte shkuar për t’u larë, mbytet në rezervuar një i mitur në Përrenjas

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Përrenjas.

Një fëmijë 12 vjeç është mbytur në rezervuarin e fshatit Katjel, ku kishte shkuar për t’u larë, për shkak edhe të rritjes së temperaturave.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mendohet se thellësia e rezervuarit ka qenë më shumë se një metër.