Flash News

KRYESORE

Kit Harington: Jo të gjithë do jenë të lumtur për finalen e “Game of Thrones”

Sezoni i tetë i serialit epik “Game of Thrones” pritet të transmetohet në fillim të vitit 2019. Ky është sezoni final i këtij seriali dhe sezonet e mëparshme janë shikuar nga miliarda njerëz në të gjithë botën.

Kit Harington, i cili është protagonist në seria me rolin e  Jon Snow  ka thënë se jo të gjithë do të jenë të kënaqur me fundin e serialit  dhe gjithashtu ka lënë të kuptohet se seriali mund të ketë një fund të hidhur.

Duke folur për MTV News të martën, aktori, 31-vjeçar, shpjegoi: "Unë mendoj se një seri televizive që ka zgjatur tetë-nëntë vjet është një gjë tepër e vështirë për t'i dhënë fund".

Ai gjithashtu shtoi: “Unë mendoj se jo të gjithë do të jenë të lumtur, por ju e dini që nuk mund t`i kënaqësh të gjithë.”

Burimi: Daily Mail

Të fundit