Flash News

KRYESORE

Kıvanç Tatlıtug dhe Tuba Buyukustun marrin në Dubai çmimin si çifti më i mirë i serialeve

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Dubai, çifti më i mirë dhe më i votuar në internet është shpallur Kivanc Tatlıtuğ dhe Tuba Büyüküstün. Pas një sondazhi të bërë viral prej disa ditësh, mes disa çifteve në garë, ata që u menduan si “të prerë për njëri-tjetrin” ishin Tuba dhe Kivanc.

Çmimi për dy aktorët turq u shpall në Festivalin Ndërkombëtar në Arabi, që u mbaj të Dubai. Tuba Büyüküstün dhe Kıvanç Tatlıtuğ, të cilët sezonin e kaluar ishin protagonistë të "Brave and Beautiful", ishin të nominuar për kategorinë “çifti më i pëlqyer” nga votat e publikut.

Në vend të dytë, çifti më i preferuar u zgjodh Fahriye Evcen dhe bashkëshorti i saj Burak Ozcivit.

Halit Ergenç dhe bashkëshortja e tij Berguzar Korel u renditën të tretët si më të preferuarit.

Çmimet do të shpërndahen në një ceremoni të veçantë e cila do të mbahet më 11 janar në Dubai.

Të fundit