Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kjo çështje ka tronditur kombin”, Berisha: Bashkë me Olldashin bëmë gjithë studimet në 2011-n; për çfarë ramë dakord
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament u shpreh i shqetësuar për çështjen e “Rrugës së Kombit” duke e konsideruar “tronditje të kombit”.
Berisha pranoi që ai dhe ministri Oldashi në 2011-n bënë të gjitha studimet, por shprehet i bindur se pas rezultateve u ra dakord që taksa të mos vihej.
“Çështja që ka tronditur kombin nga çlirimi i Kosovës për herë të parë në këto vite lirie pjesa e kombit që jeton në Kosvë proteston, ngrihet dhe bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë dhe unë i përgëzoj ato qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një protestë apel për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptari por këto nuk kanë ndërgjegje. Është e vërtetë që në 2011-tën qeveria e kryesuar nga unë me ministër të ndjerë Olldashin bëmë të gjitha studimet. Nuk ka asgjë të fshehtë këtu. Po është e vërtetë që pas studimit taksa të mos vihet”, u shpreh ndër të tjerat Berisha.
Më tej ai shtoi se nuk është kundër fondit të mirëmbajtjes së rrugëve, por kundër vlerës së majme që është caktuar.
“Unë nuk jam kundër fondit të mirëmbajtjes së rrugëve, unë do i votoj në parlament se është jetike por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtje që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë që nuk jeton në këtë vend. Që s’ke përgjegjësinë më minimale. Që mirëmbajtja e rrugës t’iu jepet kompanive private sesa drejtorisë së përgjithshme të rrugëve. Dhe atë e reformuam”, shtoi më tej ish-kryeministri Sali Berisha.