KRYESORE

"Kjo ditëlindje për mua është ndryshe", Arjola Shehu infektohet me COVID-19

Moderatorja shqiptare, Arjola Shehu feston sot ditëlindjen e saj, ndryshe nga herët e tjera për shkak të infektimit me COVID-19.

Ajo ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga koronavirusi dhe i duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj e izoluar.

Moderatorja shkruan se prej disa ditësh është me tempratura dhe sipas saj kjo kohë të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje dhe se sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje.

Postimi i plotë:

Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime  por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri!  Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan Arjola duke mos dhënë më tepër detaje rreth infektimit.

Ditari politik

Të fundit