Flash News

KRYESORE

"Kjo do i shkaktonte sulm paniku David-it", Victoria tregon se si e çmend Beckham në dhomën e gjumit

David dhe Victoria janë një çift shumë simpatik dhe kanë mjaft kimi në marrëdhënien e tyre. Ata kanë katër fëmijë dhe janë në kulmin e karrierës, ku dita ditës njoftojnë për projektet e reja por nuk lënë kurrë pas dore familjen.

Në videon e saj të radhës në Youtube, Victria ka treguar se çfarë e çmend ish-futbollistin në dhomën e gjumit dhe ajo është rrëmuja.

“Ju mund ta shihni se pse e çmend bashkëshortin tim, sepse ai është super super-i rregullt. Unë jam e fiksuar pas baktereve, kudo dua të jetë super super-pastër. Unë do të dezinfektoj çdo gjë, por unë jam pak e çrregullt, çfarë të bëj?" tregon ajo.

Teksa po ecte në dhomën e gjumit, ajo shtoi: “Kjo do t’i shkaktonte David një sulm paniku tani”.

Të fundit