Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kjo epidemi është Lufta e Tretë Botërore e cila do të zgjasë më shumë se epidemia
Nga Miljenko Jergoviç
Qëkur ka filluar, këmbëngul, ashtu thjesht për veten time, të përcaktoj zhanrin e kësaj që po ndodh. Kjo për mua ka rëndësi në mënyrë që të mund të mendoj, të njoh ndjenjat e mia, të mund të mbrohem nga reaksionet e të tjerëve, por edhe të mund të rrëfej me gjuhën time. Dhe arrita në përfundimin se kjo është Lufta e Tretë Botërore. Ashtu siç e kemi përfytyruar brenda letërsisë dhe kulturës masive dhe bre,nda zhanrit të krijuar mbi bazën e eksperiencave dhe legjendave nga Lufta e Dytë Botërore.
Dhe ashtu siç filloi papritur Lufta e Dytë Botërore, sepse demokracitë parlamentare Perëndimore e prisnin armikun nga ana tjetër, nga bolshevikët dhe Bashkimi Sovjetik, dhe u ndodhi pushtimi nga Gjermania dhe aleatët e saj fashistë, kështu edhe Lufta e Tretë Botërore filloi me befasi, sepse Perëndimi i zhvilluar nga pikëpamja bioteknologjike, u gjend nën një sulm, që mund të pritej dhe pritej nga pikëpamja sezonale, si ai gjatë Mesjetës së hershme dhe të vonë. Njëlloj sikurse Hitleri e shfrytëzoi me shkathtësi fuqinë e armikut të tij, duke e kthyer atë në dobi të tij- sepse Perëndimi ishte i vendosur për të mbrojtur trashëgiminë e kapitalizmit industrial, por jo parimet e solidaritetit, lirisë, demokracisë, si dhe të drejtat qytetare dhe të popujve në mbarë Europën, kësisoj edhe epidemia shfrytëzon globalizimin ekonomik dhe industrial të botës, si dhe mospërgatitjen themelore për të mbrojtur nga epidemia parimet e solidaritetit, lirisë, demokracisë dhe të drejtave të barabarta qytetare dhe të popujve për të gjithë. Sikurse Hitleri nëpërmjet blitzkrig-ut të tij nënshtroi Europën dhe Rusinë, duke pushtuar territore të mëdha me një shpejtësi që ishte e paprecedent në histori, infektiviteti i Covid-19 me shpejtësi rrufeje mbuloi dhe rrjetëzoi mbarë botën. Njëlloj si në fazën e parë, por më të rëndësishmen e Luftës së Dytë Botërore vetëm regjimi diktatorial bolshevik, me viktima shumë të mëdha, përfshirë edhe sakrificën e çfarëdolloj ideje mbi lirinë konkrete njerëzore, arriti të mund Gjermaninë naziste dhe të godasë fort shumicën e aleatëve të saj, po ashtu edhe regjimi diktatorial kinez, i cili me metoda komuniste mbron trashëgiminë e kapitalizmit, ishte në gjendje me po aq efikasitet ta mundë epideminë...
Në këtë vend të shkrimit duhet t’i ndërpresim analogjitë. Analogjia është fatamorganë dhe është e dobishme vetëm për përcaktimin e zhanrit.
Dallimi bazë mes Luftës së Dytë Botërore dhe kësaj që po përjetojmë aktualisht është se armiku sot nuk ekziston. Virusi nuk mund të jetë armik, sepse virusi as është i gjallë dhe as është i vdekur. Të kërkosh nga ai armikun është njëlloj si ta kërkosh te uji përse ai në temperatura të ulëta shndërrohet në akull. Megjithatë, edhe në këtë Luftën e Tretë Botërore mund të arrihet fitore vetëm nëse, kundër iluzioneve të rrezikshme mbi interesin partikular shtetëror, ose interesat e kapitalit të madh, në çdo kënd të Europës dhe në çdo anë të botës, do të mund të mbrohen parime të njëjta dhe të pandryshueshme. Përderisa ne të na udhëheqë egoizmi i përditshëm, përderisa të jenë të forta fantomat vetëvrasëse të interesave kombëtare- të cilat në Europë në vitin 1938, 1939 dhe 1940, shpunë deri në shkatërrim- përderisa diktatorët e sotëm, duke mos e ditur se çfarë të bëjnë me popullin, i shtyjnë njerëzit në izolim të varin nëpër ballkone flamujt dhe të këndojnë himnet kombëtare, epidemia, si edhe Hitleri në kohën e tij, mund të mundet vetëm me solidaritetin e pa rezerva dhe vetëdijen se nazizmi është i pranishëm derisa edhe ndjekësi i fundit i Hitlerit të jetë nën armë, ndërsa epidemia mund të ndalet nëse ndalon gjithandej.
Fillimisht duhet t’i përgjigjemi pyetjes së çfarë është sulmuar konkretisht. Për këtë pyetje bota nuk pati asnjë përgjigje deri në fund të vitit 1941, kur SHBA-të, pasiqë Japonia e sulmoi, hynë në luftë. Dhe vetëm një vit e gjysmë më vonë, bota arriti të përcaktojë një ideal të përbashkët, i cili duhej mbrojtur me çfarëdo çmimi. Çfarë sulmoi armiku jo ekzistues në fillim të vitit 2020, duke shkaktuar atë që në në këtë lojën e zhanreve e përcaktuam si Lufta e Tretë Botërore?
Politikanët tanë, por edhe ata botërore, shumë shesh kanë për të këmbëngulur në atë se janë sulmuar disa organe njerëzore të individëve të veçantë. Në këtë mënyrë fshihet thelbi i gjërave. Covidi-19, përkundër marketingut të tij të fuqishëm, nuk sulmon vetëm pjesë të veçanta të organizmave të disa individëve, por sulmon sistemet e shëndetit publik, që nuk mund t’a përballojnë virusin që është në atë masë infektiv, sulmon dijet mjekësore dhe farmaceutike të cilat, në sajë të diktatit vdekjeprurës të kapitalit, në njëqind vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë pas shembjes së komunizmit udhëhoqi me diktatin e butë-plumb të ideologjisë së kapitalizmit liberal- nuk u morën as me mundësitë e infeksioneve mesjetare masive, si dhe as me viruset në natyrën e tyre të gjallë dhe të vdekur. Paaftësia e botës që të mbrohet në mënyrë efikase nga Covidi-19 nuk ka të bëjë me çështjen sesa dhe për cilin individ ky virus është i dëmshëm apo vdekjeprurës, por ka të bëjë me çështjen sesi bota erdhi në këtë gjendje para Covidi-19 po aq e pafuqishme siç ishte për herë të fundit e po aq pafuqishme në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur ne na vizitoi për herë të fundit kolera e zezë? Për hir të së vërtetës edhe atëbotë kundër epidemisë u luftua me izolim dhe karantinë, dhe ekzistonin- në fakt disi ndryshe- maskat dhe veshjet mbrojtëse. Ku dhe në çfarë është dallimi? Ndoshta te respiratorët.
Përgjigja për të gjithë pyetjet e shtruara dhe të pashtruara është: nuk i’a vlente barra qeranë! Marrja me viruset nuk është ndonjë gjë që ka ndonjë përfitim. Epidemiologët dhe infektologët janë në Perëndim një lloj fantazmash mjekësore, humbameno socialë ose idealistë. Nga pikëpamja e kapitalit peshohet me ar sistemi kardiovaskular. Janë të vlefshëm tumore, aty gjenden minierat e diamanteve, karcinomat janë nafta e së ardhmes. Çfarë të bësh me zoonozat e Lindjes së Largët, çfarë të bësh me viruset, sidomos, kur nga ata e pësojnë kryesisht vetëm ata që nuk kanë para për ilaçe të shtrenjta? Nga pikëpamja e kapitalizmit liberal, medicinë ka aq sa e dëshironi dhe sa jeni në gjendje t’a paguani kur sëmureni. Për varfanjakët asgjë, ose pothuajse asgjë, ndërsa të pasurit kanë gjithçka; ilaçin nëse është zbuluar, ose qetësues po aq të shtrenjtë, nëse ilaç nuk ka. Dhe atëherë ne, në vitin 2020, na vjen ky Covidi-19, vrasës i ndyrë dhe i poshtër, i cili nuk respekton kufijtë mes shteteve dhe sistemeve politike, por përhapet si budalla edhe në botën e të pasurve, në vend që të vrasë vetëm varfanjakët. Por, ai godet kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët, por si i bëhet kur mes këtyre të pasurve ka më shumë të moshuar, dhe për atë zot edhe të sëmurë? Si është e mundur që ata nuk kanë tani asgjë, ose pothuajse asgjë, që mund t’i mbrojë nga virusi? Epo është e mundur. Dhe kjo të sjell në mënyrë pak keqndjellëse Petrogradin ose Moskën në muajin nëntor 1917. Por të kujton edhe atë besimin e vjetër marksist se kapitalizmi gëlltit substancën e tij.
Kapitalin dhe kapitalizmin mund ta falenderojmë për njëfarë shurdhërie dhe memecërie me të cilën po përballemi, si dhe për pamundësinë që në mesin e kësaj Lufte të Tretë Botërore, nuk po marrim vesh se çfarë po ndodh vërtetë me ne. Për fat të mirë kemi Alen Badjunë, kemi Sllavoj Zhixhekun, kemi Gregorio Agambenin, por për fat të mirë kemi edhe gazetën “Veçernji list”- nuk po e marrim parasysh atë banalitetin me të cilin evitohet përmendja e “konkurrencës” (sqarim: autori shkruan për çdo javë nga një artikull për gazetën konkurrente të së mësipërmes, “Jutarnji List” të Zagrebit. Shën. i përkth.)- si platformë për Igor Rudanin, ditari i epidemisë i të cilit është njëfarë udhëheqësi ditor i pagabueshëm i njerëzve që lexojnë dhe kuptojnë kroatisht. Le të themi, ku e ka shkakun ajo shkallë e lartë vdekjesh në Lombardi, në këtë zonë tejet të pasur të Italisë Veriore, të cilën e udhëheqin fashistët e Lega Nord (fashist është edhe presidenti i Lombardisë, të cilin këto ditë e shohim shpesh nëpër TV: Atilio Fontana)? Përgjigje ka shumë, por një që përmend Igor Rudani, ka të bëjë me numurin e stërmadh të punëtorëve kinezë nga Wenzhoua dhe Wuhani (thotë 100.000) të cilët në Lombardi punojnë për një pagë të varfër, dhe të cilët në këtë moskohë u kthyen nga shtëpitë e tyre në Kinë. Këtu është thelbi i kapitalizmit liberal, thelbi i Lega Nordit dhe Atilio Fontanës, por edhe thelbi i epidemisë Covid-19. Mbetet vetëm çështje zgjedhje nëse do të jeni aq idiotë që faji është i njerëzve nga Kina, ose në përgjithësi faji është i vetë njerëzve që janë infektuar.
Lufta e Tretë Botërore do të zgjasë shumë më tepër sesa epidemia. Këto janë rregullat e luftërave dhe të zhanreve. Ka vetëm një mënyrë për fitoren në këtë luftë, atë të Luftës së Dytë Botërore: që bota Perëndimore të veprojë në emër të parimeve të solidaritetit ndërkombëtar, barazisë, lirisë dhe vëllazërimit, dhe, në bashkëpunim me botët jo të lira të Lindjes, të luftojë kundër epidemisë, duke patur krahas kësaj në mendje se ideali i shëndetësisë së përbashkët publike dhe ai i barazisë së kulturave dhe identiteteve të ndryshme, është më i rëndësishëm sea të gjitha pasojat ekonomike dhe industriale. Për hir të së vërtetës duhet edhe të shtojmë: epidemia e Covid-19, qeshtë mbi të gjitha të tjerat, pasojë e hegjemonisë kulturore amerikane dhe europianoperëndimore. Në botën e të pabarabartëve dhe të të shtypurve, të varfrit janë tellallët dhe mbartësit që kërcënojnë të pasurit. Vetëm se këtu nuk është fjala për metafora. As për faktin se të përbuzurit e botës kanë për t’u ngritur në revolucion. Këtu bëhet fjalë për viruse, për revolucione që i iniciojnë as të gjallët dhe as të vdekurit.
Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38