Flash News

KRYESORE

Kjo është dhurata që kanë bërë më shumë shqiptarët këtë vit

Kjo është dhurata që kanë bërë më shumë

Jemi në periudhë festash dhe dhurata të shumta shkëmbehen mes familjarëve, miqve e kolegëve. Të gjithë në këtë kohë, mendojmë se si mund t’i bëjmë personat e dasshur të lumtur. Veç dashurisë që falim dhe dhuratat janë pjesë e lumturisë. 

Por cila është dhurata që është bërë më shumë këtë vit? Sipas “Monitor” është vera.

Gazeta shkruan se është rritur vlera e pakove që dërgohen, por është ulur sasia, e ndërsa thekson se këtë vit ka tendencë për dhurata më cilësore. Nuk kanë munguar dhuratat e tjera apo kartolinat me urime, por mbizotëron dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara.

E nëse nuk keni bërë akoma dhuratën tuaj, një shishe vere cilësore do ishte e duhura për të kaluar një mbrëmje të këndshme festive.

Të fundit