Flash News

KRYESORE

Kjo është fatura e taksës së Rrugës së Kombit

Kjo është fatura e taksës së Rrugës së Kombit

Sistemi për taksimin e automjeteve që kalojnë në Rrugën e Kombit, ka nisur të testohet gjatë ditës së sotme. Një nga personat që ka paguar këtë faturë është edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilën e ka publikuar edhe ne rrjetet sociale.

“6500 lekë kush do të kalojë në rrugën e Kombit. Po ata që marrin ndihmë ekonomike si do e përballojnë? Po 30 mijë familjet qe u hoqën nga ndihma ekonomike?? Apo këta s duhet te dalin nga shtëpia..”, ka shkruar Voshi.

Sistemi i  pagesës së taksës është ngritur në një shesh me dy kahe në afërsi të tunelit të Thirrës. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, koncensionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Këto janë taksat:

Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Të fundit