Flash News

KRYESORE

Kjo është fotografia që detyroi Ekuadorin të dëbojë Julian Assange

Arrestimi i Julian Assange të enjten, ndodhi sepse qeveria e Ekuadorit, e cila e kishte mbrojtur themeluesin e WikiLeaks në ambasadën e saj në Londër për shtatë vjet, vendosi ta dëbojë përfundimisht.

Mediat e huaja shkruajnë se shkak mendohet të jetë bërë një fotografi e presidentit të Ekuadorit Lenin Moreno.

Ai shfaqet në një dhomë hoteli luksoz dhe përpara tij një vakt i bollshëm me karavidhe. Imazhi shkaktoi shumë debate, në kohën kur presidenti bën jetë luksozë, ndërsa ndaj popullit ekuadorian janë marrë masa të ashpra.

Fotografia ishte pjesë e një serie të dokumenteve që dëmtuan reputacionin e presidentit Moreno, ndërsa ky i fundit akuzon Wikileaks për rrjedhjen e këtyre imazheve, duke bërë që ta largojë atë nga ambasada e vendit të tij në Londër.

Të fundit