Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kjo është godina luksoze e radhës që planifikohet të ndërtohet në Tiranë
‘MET Building Tirana’ është ndërtesa shumëfunksionale që pritet të ndërtohet së shpejti në kryeqytetin shqiptar. Kjo ndërtesë luksoze, që planifikohet të ndërtohet mbrapa ish-hotel 'Dajtit', do të shërbejë për zyra dhe ambiente banimi, si dhe do të ketë brenda saj edhe qendra tregtare.
Godina do të jetë 12 kate e lartë dhe do të shtrihet në hapësirën midis hotel Dajtit dhe Katedrales katolike.
Projekti është realizuar nga studio italine e arkitekturës “Architects Mario Cucinella” dhe autorët janë frymëzuar në qyteti i vjetër i Beratit.
Ndërkohë, ekspertë dhe biznesmen të fuqishëm në vend kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqitet nga ndërtimi i shumtë i godinave për zyra dhe qendra tregtare, pasi mund të krijohet një mbiofertë në treg.