Flash News

KRYESORE

Kjo është kënga që Bebe Rexha ka realizuar me armikun më të madh të Eminem

Kjo është kënga që Bebe Rexha ka realizuar me armikun

Reperi Machine Gun Kelly (MGK) ndodhet aktualisht në qendër të vëmendjes së publikut në mbarë botën pas sulmit që bëri ndaj Eminem, një prej artistëve më të mëdhenj të rrymës rap.

Aktiv në tregun muzikor që prej vitit 2006, 28 vjeçari ka realizuar disa hite dhe bashkëpunime të suksesshme. Një prej tyre është kënga në bashkëpunim me Bebe Rexhën dhe X Ambassadors.

Kënga ‘Home’ është përdorur si kolonë zanore për filmin ‘Bright’ dhe në Youtube numëron më shumë se 90 milionë shikime. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka performuar së bashku me MGK në vitin 2017-të përpara ushtarëve amerikanë.

Ndryshe nga shumë artistë të njohur në botë, Bebe Rexha nuk bërë asnjë koment për konfliktin Eminem-MGK, duke qëndruar larg këtij debati.

Të fundit