Flash News

KRYESORE

“Kjo është kriminale”, Lubonja: Sistemi shëndetësor është mizerabël

“Kjo është kriminale”, Lubonja: Sistemi

Për analistin Fatos Lubonja, masat e marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit janë të ashpra për qytetarët. Sipas Lubonjës, sistemi ynë shëndetësor është mizerabël, ndërsa e quan kriminale izolimin më shumë se të tjerët. “Një nga gjerat e menaxhimit në Itali, është informimi. Borreli i përgjigjet të gjithë gazetarëve, edhe pyetjeve të sikletshme. E pyeti një i Reuters nëse i kanë apo jo shifrat e sakta sot. Kurse këtu s’ka hyrë kush nga gazetarët në spitale për t’i parë. Gjermanët kanë ruajtur spitalet lokale, ajo ka ndihmuar që mos të shkojnë tek spitalet e mëdha të gjithë. Një nga kritikat e forta për Lombardinë, është sistemi shëndetësor që është bërë shumë privat. E kanë lënë sistemin shëndetësore publik në mjerim.

Ne e kemi më katastrofike. Shqiptarët e dinë se si është gjendja këtu. Nëse ti ke bërë një sistem mizerabël shëndetësor, jo vetëm Rama, dhe të tjeret. Kane bërë që doktorët të ikin në Gjermani, ata që kanë para të ikin në klinikë private, ka bërë këtë gjendje katastrofike. Por nese ne na bie një epidemi e lehtë më krahasim me të tjerët, ti na mbyll më keq se të tjerët, kjo është kriminale. Nëse ke krijuar një sistem mizerabël dhe më krijon kushtet më të këqija të karanitimit, edhe ky është problem dhe nuk mund të jem kaq i kënaqur.”, pohoi Lubonja.

Të fundit