Flash News

KRYESORE

“Kjo është krizë e re”, Meta komenton masat e qeverisë për Covid-19: Nuk janë privime, të gjithë të reflektojnë

“Kjo është krizë e re”, Meta komenton masat e

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sërish të gjithë qytetarët që të tregohen më të përgjegjshëm gjatë këtyre ditëve që e gjithë bota ndodhet në një pandemi prej virusit Covid-19.

Teksa ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, Meta tha se kufizimet nuk janë privime, por masa për të mbrojur cdo qytetar.

“Të gjithë duhet të repsektojnë kufizimet pasi janë vendosur për të mbrojur cdo qytetar në këto ditë. Çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale për ata dhe familjarët e tyre. Mjafton të shohin ç’po ndodh në Italinë fqinje që është një vend me sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar se ne. Është me rëndësi të respektohen udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik.

Nuk janë privim, por një mbrojtje e nevojshme në këto momente kritike”, tha Meta.

I pyetur nëse janë të mjaftueshme masat e marra deri tani nga qeveria, Meta tha se për këtë duhet reflektimi i secilit prej nesh.

“Kjo është një krizë e re. Kanë ndryshuar edhe udhëzimet e OBSH , ndaj cdo ditë besoj do përmirësohet mekanizmi reagues e izolues, e për këtë duhet reflektimi i të gjithëve ne”, përfundoi presidenti.

Të fundit