Flash News

KRYESORE

'Kjo është një mrekulli', 180 mijë bletë i mbijetojnë zjarrit në çatinë e Notre Dame

'Kjo është një mrekulli', 180 mijë bletë i

Tre koshere që mbanin më shumë se 180 mijë bletë u gjetën të padjegura në çatinë e katedrales “Notre Dame” pavarësisht zjarrit shkatërrues. Pas tragjedisë së zjarrit në katedralen e Parisit, të premten u përhap lajmi për një mrekulli ‘të ëmbël si mjalti’.

Me qindra e mijëra bletë që gjendeshin në tre koshere brenda çatisë së Notre Dame janë të gjalla dhe në gjendje të mirë, sipas bletërritësit që i mbikëqyr.

" Kjo është një mrekulli. Falë Zotit flakët nuk i prekën bletët", tha Nicolas Géant, bletërritesi 51-vjeçar.

Disa ditë pas zjarrit, Géant ishte i shqetësuar për bletët e tij, por policia franceze dhe zjarrfikësit nuk e lejonin të shkonte në çati për t’i kontrolluar ato.

“U lehtësova kur pashë fotografitë satelitore që tregonin se tre kosheret nuk ishin djegur, pasi mendoja se ishin shkrumbuar me katedralen,” tha Geant, i cili është kujdesur për bletët që nga viti 2013, si pjesë e një iniciative të gjerë të qytetit për të rritur numrin e bletëve në rënie.

Të fundit