Flash News

KRYESORE

Kjo është shtëpia ku do të jetojnë pas dasmës princi Harry dhe Meghan Markle

Në nëntor të 2017-ës, Meghan Markle u shpërngul në Nottingham Cottage, aty ku Princi Harry jeton prej 4 vitesh. Shtëpia ku jeton çifti ka dy dhoma gjumi, një dhomë ndenjie të vogël, një kuzhinë dhe dy banjo. Por pas martesës, ata do të shpërngulen në një shtëpi shumë herë më të madhe.

“Apartamenti” në Kensington Palace, ku ata do të shpërngulen, ka 21 dhoma gjumi dhe aktualisht po rikonstruktohet në mënyrë që të jetë gati për çiftin e ri. Edhe princ William me Kate para se të shpërnguleshin në apartamentin e madh kanë jetuar në Nottingham Cottage.

Të fundit