Flash News

KRYESORE

Kjo është sportistja shqiptare që paguhet sa një ministër

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro.

Kjo mbështetje financiare vjen për përmbushjen e qëllimeve për vitin 2018 për avancimin e sportit cilësor brenda dhe jashtë vendit.

Sipas mediave në Kosovë, ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate konkrete, siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi dhe se është një lloj mirënjohje nga shteti.

Mediat në Kosovë e kanë vlerësuar këtë mbështetje financiare gati të njëjtë me pagën e ministrit të Sportit.

Xhudistja Kelmendi falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që MKRS-ja po jep jo vetëm për të personalisht, por edhe për xhudistët tjerë të Kosovës.

 

Të fundit