Flash News

KRYESORE

"Kjo foto m`i ka mbush sytë me lot"

Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri që deri tani ka shënuar 9 viktima të konfirmuara nga Ministria e Mbrojtjes, shqiptarë nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur shqetësim dhe mbështetje.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar, Dritan Shano është shprehur i emocionuar për mbështetjen që Kosova po i bën Shqipërisë.

Fotoja e postuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, teksa ushtria e Kosovës në autokolonë është nisur drejt Shqipërisë, ka treguar edhe njëherë marrëdhënien e fortë mes dy shteteve me të njëjtën kombësi.

Teksa tregon se është përlotur nga fotoja, Shano shpreson që ushtrisë së Kosovës nuk i janë marrë 5 eurot tek trau që ndan dy shtetet:

Te gjithë jemi të emocionuar, me ndjenja të amplifikuara nga pasojat e tërmetit të kësaj nate, nga humbjet në njerëz më së pari.

Kjo foto m'i ka mbush sytë fort me lot !!!

nuk e di apo i kërkojnë 5 euro për makine tek trau

Të fundit