Flash News

KRYESORE

“Kjo jam unë”, Elvana Gjata së shpejti me një tur muzikor

“Kjo jam unë”, Elvana Gjata së shpejti me një tur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, hyri fuqishëm në treg më albumin e saj të titulluar “3EP”, ku solli disa këngë që u pëlqyen dhe morën mjaft klikime nga publiku.

Jo vetëm kaq, por së fundmi Elvana publikoi edhe klipin e saj më të ri me këngëtarin ndërkombëtar Ty Dolla Sign, të titulluar “Off Guard”, hit i cili po ecën gjithashtu goxha mirë me shikueshmërinë.

Këngëtarja ditën e djeshme ka lajmëruar edhe një tur muzikor të quajtur “Kjo jam unë” që do të zhvillohet në Shqipëri dhe në vendet fqinje.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Elvana ka treguar për ndjekësit se gjatë muajit maj dhe qershor do të mbajë disa koncerte në Shqipëri, Kosovë, Zvicër dhe Greqi.

“Më ka marrë malli për ty aq shumë”, shkruan Elvana në postim.

Kujtojmë se këngëtarja ka edhe një bashkëpunim me producentin Poo Bear, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm.

https://www.instagram.com/p/BiFTGBAl7SY/?taken-by=elvanagjataaaa

Të fundit