Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
"Kjo katedrale nuk do jetë më një ditë”, filmi që parashikoi ngjarjen e Notre Dame
“Before Sunset” është filmi i 2004 që parashikoi ngjarjen e rëndë që ndodhi me katedralen Notre Dame në Parsis.
Më shumë se 3 minuta nga filmi i kushtohen Notre Dame-it, gjatë shëtitjes së të rinjve Jesse dhe Celinë në Paris. Ata u ritakuan në kryeqytetin e Francës, pasi 9 vite më parë kishin kaluar një natë në Vjenë.
Ndërsa shëtisin me varkë nëpër Paris, Jesse i rrëfen të dashurës së tij një histori romantike për katedralen. Vajza me një qëndrim skeptik i thotë: “Kjo është një histori e shkëlqyer. Por duhet ta mendosh që edhe Notre Dame nuk do të jetë më një ditë. Një tjetër kishë ose katedrale do të ndërtohet në këtë vend”.
Imazhet e dramës romantike janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale fill pas incidentit të rëndë të djegies së katedrales.