Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Kjo nuk është detyra ime”, Fatmir Xhafaj refuzon të mbajë përgjegjësi: Viktimat në Shkodër kanë qenë vetë vrasës
Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë të pazakonte sa i përket postit të ministrit të Brendshëm. Në fjalimin e mbajtur sot në Kuvend, Xhafaj përmendi edhe ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur qytetin e Shkodrës, duke u përpjekur të heqë çdo përgjegjësi nga vetja.
Xhafaj tha se viktimat në Shkodër kanë qenë vetë të përfshirë si autorë vrasjesh, ndërsa diskutimin për kontekstin dhe natyrën e vrasjeve nuk e konsideroi si detyrë të tijën.
“Nuk dua t'i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, u shpreh ministri i Brendshëm nga foltorja e Kuvendit.
Qytetarët dhe gazetarët në Shkodër janë duke ngritur zërin për situatën e rënduar të krimit në qytet. Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli sot për disa lagje të Shkodrës ku njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm për shkak të kriminalitetit, njësoj sikur të jenë në gjendje lufte.
Krimi jashtë kontrollit, Xhafaj mbrohet me statistika: Ne do bëjmë luftë pa kompromis
Pas takimit të opozitës, deputeti i Shkodrës thekson kushtin e rëndësishëm për Ramën