Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Është e famshme një poezi e Kostandin Kavafis për Neronin, perandorin që terrorizoi dhe zhyti në makth Romën. Neroni mendonte se ai kishte pushtet të pakufi dhe mund të bënte gjithçka për të kënaqur dëshirat e tij. Kavafis shkruan se, në një moment ai pyet orakullin për fatin e tij. Orakulli i thotë se ai duhet të kishte kujdes nga mosha 70 vjeçare; nga ajo moshë do t'i vinte e keqja. Duke menduar se kishte përpara 40 vite, derisa të bëhej 70 vjeç, Neroni e fjeti mendjen se pushteti nuk prekej nga asgjë dhe mund të flinte i qetë. Ndërkohë, në fshehtësi, plaku 70 vjeçar Galba po mblidhte ushtrinë në Spanjë. Shumë pak ditë më pas Neroni ra nga pushtetei dhe vrau veten.
Në momentin që njeriu mendon se ai është më i fortë, pikërisht atëherë ai është më i dobët. Tekstet e shenjta janë të mbushura me këshilla dhe urdhëresa për modestinë, kujdesin, përunjësinë etj. Gjithë historia, jo vetëm politike (Neroni është vetëm një rast), e njerëzimit e ka treguar këtë. Shumica e tiranëve të mëdhenj kanë rënë nga pushteti në momentin që nuk e prisnin apo që mendonin se kishin gjithçka nën kontroll.
Edhe në Shqipëri, ndonëse kryeminsitri Edi Rama duket i fortë, ndonëse ai flet vazhdimisht se nuk ka kundërshtarë, ndonëse mediat dhe analistët afër tij dhe qeverisë thonë vazhdimisht se nuk ka opozitë, apo se Rama nuk rrëzohet etj, rënia e Ramës mund të jetë shumë afër. Gjatë këtyre viteve qeverisje Rama është kujdesur në mënyrë të paimagjinueshme që të përcjellë me anë të medias imazhin e një njeriu të fortë, që punon shumë, që po ndryshon Shqipërinë, që e duan të huajt, që e duan shqiptarët, që nuk e duan të paaftët, që nuk e do opozita e keqe etj.
Në të vërtetë, gjatë këtyre viteve ekonomia ka ecur keq, papunësia mbetet shumë e lartë, shkollat dhe spitalet kanë ndryshuar pak ose aspak, jeta e përditshme e njerëzve është bërë shumë e vështirë. Kalimi i ditëve, muajve dhe viteve me një gjendje të tillë, ka prodhuar humbje të plotë shprese. Papunësia te të rinjtë është mbi 40%. Mijëra studentë apo të rinj që kanë mbaruar Universitetin, janë të zhytur në një gjendje dëshpërimi për jetët e tyre me të të cilat nuk dinë ç’të bëjnë. Emigrimi është plagë që ata po ia hapin vetes përditë, por kjo plagë mund t'i bëjë të ndjehen gjallë.
Qeveria vit pas viti ka rritur taksat, si ajo e të ardhurave, ka rritur akcizat për naftën apo cigaret, ka rritur taksën e qarkullimit të cilat në kushtet e papunësisë dhe varfërisë bëhen dërrmuese për familjet. Qeveria ka rritur tarifat e ujit dhe të dritave, ka rritur tarifat e pastrimit dhe të gjelbërimit si dhe ka rritur tarifat e Universitetit. Në një ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që rrit pagat etj., këto do të ishin të gjitha të diskutueshme, por në një ekonomi si kjo e jona, me papunësi te të rinjtë mbi 40%, me borxh publik të rritur me 1,7 miliardë euro në pesë vjet, me mbi 20% të popullsisë nën kufirin e varfërisë, kjo prodhon vetëm dëshpërim.
Thuajse çdo grup social është gati të shpërthejë. Fermerët nuk shesin dot prodhimet, kostot në inpute dhe mekanikë janë papërballueshmërisht të larta. Punëtorët e shërbimeve, të lokaleve dhe bareve janë nën presionin e rëndë të pagave të ulëta që marrin dhe të taksave, minatorët, punonjësit e fasonerive përballen jo vetëm me pagat e ulëta, por edhe me kushtet e punës, ndërtimi ka rënë dhe shumë njerëz që punojnë në ndërtim kanë humbur punën dhe pagën. Mësuesit apo mjekët janë përfshirë në kategorinë e njerëzve që kryesojnë largimet në emigrim nga dëshpërimi dhe mungesa e shpresës.
Studentët janë të gjithë fëmijë të këtyre grupeve dhe të këtyre familjeve që janë në dëshpërim. Askush prej tyre nuk e di çdo të bëjë nesër, me pak përjashtime. Familjet e tyre mezi mbahen vetë, studentët në shumicë nuk kanë punë (vetëm 5% punojnë bareve dhe call center-ave). Përballë kësaj situate ata kanë tarifat e shkollës dhe tarifat e provimeve. Përballë kanë gjithashtu edhe rreth 2 miliardë euro që qeveria ka dhënë për konçesione, kanë edhe fyerjet që bën qeveria duke i quajtur 'ngelësa'. Përballë është edhe arroganca e qeverisë që teksa jep konçesione ku 1 km rrugë kushton edhe 17 milionë euro (Thumanë- Kashar) ose 2 km kushtojnë 40 milionë euro (Unaza e re), flet për zhvillim, ulje papunësie, përmirësim të jetës së njerëzve etj.
Protesta e përkorë e studentëve është një akt kombëtar lirie sepse përfaqëson zërin e të gjithë atyre që vuajnë, mjerimin dhe papunësinë, përfaqëson të gjithë ata që ka kohë që duan të jenë në protestë, por nuk mund të koordinohen apo organizohen, përfaqëson një ndjesi të shumë njerëzve. Protesta e studentëve nuk është një protestë e studentëve ngelës për tarifat e provimeve. E para, aty janë të gjithë studentët. E dyta, tarifa e provimeve që vendosi Qeveria ishte vetëm shkëndija që e ndezi protestën.
Në Tunizi, shumë vite më parë, protesta nisi nga keqtrajtimi në treg i një shitësi, por njerëzit kishin kohë që ishin të dëshpëruar dhe të pashpresë. Regjimi ishte i fortë dhe dukej i pashkulshëm dhe ndëshkues. Protestat në Ukrainë nisën për shkak të mosfirmosjes së Marrëveshjes së Asociimit me BE-në nga Janukoviç, por ky ishte sebepi. Kriza ekonomike në Ukrainë ishte e jashtëzakonshme, me një papunësi te të rinjtë mbi 37% dhe me një qeverisje plotësisht autokratike.
Protestat e para pak ditëve në Francë nisën nga rritja e çmimit të karburantit, por gjithkush në shtypin francez thotë se çmimi i karburanteve ishte vetëm sebep. Arthur Goldhamer, një politolog, shkruante se në Francë ka zemërim me Macron-in, ka zemërim me përkeqësimin ekonomik, ka zemërim me mosmbajtjen e premtimeve.
Ndoshta protesta e studentëve mund të ndalet, qeveria mund ta përçajë, do të përpiqet ta njollosë, do t'u plotësojë disa kërkesa. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mjerimi dhe mungesa e shpresës do të mbeten. Do të dalë një sebep tjetër. Goldhamer thotë se protesta të tilla nuk drejtohen kundër një politike të veçantë, apo kundër një akti, por kundër asaj që përfaqëson qeveria apo drejtuesi i saj. Në Tunizi ishin protesta kundër asaj që përfaqësonte Ben Ali, kundër mjerimit, mungesës së shpresës, fyerjes, korrupsionit etj. Në Ukrainë, gjithashtu, u protestua ndaj asaj që përfaqësonte Janukoviç, korrupsionin e thellë, varësinë nga Rusia, mjerimin, fyerjen dhe dhunën. Në Francë po protestohet ndaj asaj që përfaqëson Macron; ndaj faktit që ai shihet si përfaqësues i të pasurve, ndaj faktit që nuk i ka në konsideratë banorët e periferive, ata të fabrikave, njerëzit e zakonshëm, por po shërben si mekanizëm i establishmentit. Rreth 75 % e francezëve i mbështessin protestat, ndonëse në to marrin pjesë shumë pak.
Edhe te protesta e studentëve vihet re protesta ndaj asaj që përfaqëson Rama, njeriun që kujdeset për konçesionet, që ka rritur taksat, ka thelluar varfërinë, që ka rritur papunësinë, ka zhdukur shpresën etj. Kjo e bën protestën shumë më tepër se sa një protestë e studentëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38