Flash News

KRYESORE

Kjo nuk është vera e Arben Ristanit. Miku i tij humb jetën në aksident

Kjo nuk është vera e Arben Ristanit. Miku i tij humb jetën

Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka qenë i përfshirë në debatet e forta brenda formacionit politik ku ka një post të rëndësishëm, pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Ristani nuk u fut dot në Kuvend, i pozicionuar i katërti në listën e Vlorës nga kryetari Basha.

Mund të thuhet se, nuk kanë qenë ditë të mira politike për deputetin demokrat, që njihet për pasionin e tij të madh: motorët. Ristani nuk ka patur ditë të mira as në planin personal. Një mik i tij ka humbur jetën në një aksident me motor në Dhërmi.

Në një status në faqen e vet në Facebook, Ristani e kujton kështu mikun e vet 39 vjeçar, Klajdi Shehu:

"Nje shpirt i lire dhe i brishte.

Rastesia e solli qe te ikje ne te njejten dite me Jim Morrison qe e doje aq shume."

Të fundit