Flash News

KRYESORE

Kjo video e shpërndarë nga Barcelona për Bryant të bën të qash nga hidhërimi

Kjo video e shpërndarë nga Barcelona për Bryant të bën
E gjithë bota e sportit është në zi pas ndarjes tragjike nga jeta të Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 8 miqve të tij në helikopterin që u rrëzua në Kaliforni mëngjesin e së dielës. Si shumë klube të tjera, Barcelona i është bashkuar dhimbjes që po kalon familja, por edhe fansat e legjendës së basketbollit, duke ngushëlluar me një video speciale. Klubi katalanas ka publikuar një video të Kobe Bryant, ku thekson se ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre. Përveç Barcelonës, ngushëllimet për familjen e Bryant nuk kanë munguar as nga Lionel Messi, i cili ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë në rrjetet e tij sociale. Video e katalanasve po arrin shikime të shumta në të gjitha faqet zyrtare të Barcelonës në rrjetet sociale. Njerëzit janë prekur shumë prej saj.

Të fundit