Flash News

KRYESORE

Klajda Gjosha dhe Ditmir Bushati, replika “flakë për flakë” mbi integrimin e vendit. Bushati: Mirëpresim kontributin tënd…

Klajda Gjosha dhe Ditmir Bushati, replika “flakë për

Reagimin e parë për mungesën e Ministrisë së Integrimit e ka bërë ish-ministria e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, e cila ka shprehur habi  lidhur me emrat e rinj të kabinetit qeveritar, por edhe skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.  Ja postimi i Gjoshës:

“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave.

Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.

Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise, por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”, shkruan Gjosha.

Por në përgjigje të saj ka reaguar menjëherë Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një statusi në Twitter, i është përgjigjur Klajda Gjoshës ku shkruan se të mos të shqetësohet për integrimin evropian të vendit: “S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Bushati.

Por vjen edhe reagimi i dyte i Gjoshës:

"Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!, shkruan Gjosha.

 

Të fundit