Flash News

KRYESORE

Klajda Gjosha për “opozitën e re": Nuk janë përfaqësues të qytetarëve. Të gjithë kanë votuar siglën e partisë

Klajda Gjosha për “opozitën e re": Nuk janë

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, në një intervistë për News 24, ka folur dhe për grupin e ri parlamentar të formuar brenda në Parlament nga deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Gjoshës, ata deputetë nuk janë përfaqësues të qytetarëve pasi qytetarët kanë votuar siglën e partisë.

“Të gjithë kanë votuar siglën e partisë politike dhe nëse të gjithë kemi rënë dakord për këtë lloj sistemi, atëherë do të duhet të pranojmë që edhe këta individë që janë tashmë brenda Kuvendit të Shqipërisë, nuk janë përfaqësues jo vetëm të partive politike në të cilat ne bëjmë pjesë, por përfaqësues të zërit të qytetarit dhe problematikave që ata kanë”, u shpreh Gjosha, e cila e konsideron më tej parlamentin teatër kukullash.

“Njerëzit shpesh pyesin kush janë sepse nuk i njohin dhe është e vërtetë kur çdo parti politike dorëzon një listë të gjatë shumë emërore nga fundi shpesh herë janë njerëz, të cilët vetë partitë politike e kanë të vështirë t’i njohin, por ata janë zgjedhur në bazë të strukturave, në bazë të konjukturave politike e kështu me radhë ndaj janë aty dhe askush nuk e mendonte në 2017-ën që do të kishte djegie mandatesh, pra nuk është se ka qenë dika e paracaktuar në mënyrë që edhe lista deri në fund të tyre të kishin emra që mund të përfaqësonin partitë politike sa më mirë, por Kuvendi i Shqipërisë ka degraduar tashmë deri në ata pikë sa unë besoj që edhe 82-83 deputetë që mund të quhen deri diku legjitim në total e kanë humbur vlerën dhe përfaqësimin e tyre në një institucion ku hyn dhe del ne mënyrë klandestine. Besoj që nuk ka vend të botës ku Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë në mënyrë të tillë dhe ku përfaqësuesit parlamentar  të ruhen nga qytetarët, të cilët shpesh herë rrethojnë Parlamentin për të kërkuar dorëheqjen e tyre dhe për të kërkuar një Parlament të ri që të kenë mundësi të përfaqësohen nga njerëzit që janë aty”, tha Gjosha.

 

Të fundit