Flash News

KRYESORE

Klani la telenovelat turke për "Zhaden"

Albert Dumani në "Rudina" tregoi se çfarë programacioni do të shohim në Klan dhe dha gjithashtu lajmin se do fillojnë të transmetohen seriale braziliane dhe amerikane që jepen në "Netflix". Kjo ka zëmëruar jo pak fansat e telenovelave turke, të cilët prej vitesh ishin mbërthyer para ekranit.

Një ndër telenovelat braziliane që do të jepet në Klan është “Një shans i dytë” (Segundo Sol) me aktore protagoniste Giovanna Antonelli-n, e cila ka luajtur "Zhaden" tek "Kloni".

'kloni' ka qenë një ndër serialet e para braziliane që bëri për vete në masë publikun shqiptar. Prodhimi i vitit 2019 në Brazil do të fokusohet në historinë e një nëne me dy fëmijë, të braktisur nga bashkëshorti dhe sfidave që i duhet t'i përballojë për t'ia dalë mbanë e vetme.

Të fundit