Flash News

KRYESORE

Klasike e thatë, Barcelona dhe Reali na argëtojnë pa gola

Klasike e thatë, Barcelona dhe Reali na argëtojnë pa gola

Në sezonin e tyre më të dobët të viteve të fundit dhe me probleme të brendshme jo të vogla, Barcelona dhe Real Madridi sonte prodhuan shumë aksione në ndeshjen më të bujshme të vitit, por jo gola.

Ndeshja e luajtur në "Camp Nou" u mbyll 0-0, edhe pse në fushë kishte yje si Leo Messi, Antoine Griezmann, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Uellsiani e gjeti golin në minutën e 73-të, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje. Vendimi u konfirmua edhe nga VAR dhe nuk ishte Bale off-side, por mbrojtësi i cili dha asistin, Mendy.

Los Blancos do ta luajnë ndeshjen e fundit të vitit kundër Athletic Bilbaos të dielën që vjen. Dy skuadrat vijojnë të kryesojnë bashkë kampionatin, me nga 36 pikë.

Të fundit