Flash News

E-TJERA

Klasikja europiane Real – Bayern; reagimet e lojtarëve

Klasikja europiane Real – Bayern; reagimet e lojtarëve

Ka rezultuar i pamëshirshëm për ekipet e mëdha shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës, që përcaktoi çiftet çerekfinaliste nga ku do të dalin skuadrat që do të shkojnë në gjysëm finale mes katër më të miravë të Ligës së Kampioneve.

Kampioni në fuqi Reali ndeshet me skuadrën gjermane të Bajernit e cila drejtohet nga ish tranjeri i tyre, italiani Karlo Ançeloti.

E cilësur si një finale e parakoshme kjo ndeshje eshtë komentuar edhe nga vetë lojtatët e skuadrave. Francezi i Bajernit, Frenk Riberi  nëpërmjet një postimi në Tëitter është shprehur se është gjithmonë kënaqësi të luash kundër Real Madridit dhe se duhet të shohim përpara për ndeshjen kundër kampionëve në fuqi.

Nuk munguan as reagimet e mbrojtësve. Humels u shpreh "ja ku jemi sërish Real Madrid" dhe David Alaba që shkruan "ndeshemi me Real Madrid, mezi po e pres te luajmë ndeshjen".

Të fundit