Flash News

KRYESORE

Klaudia Pepa kthehet në Shqipëri, takon mikun e saj të vjetër

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila pas ndarjes me koreografin Albi Nako u largua për të vazhduar karrierën e saj në Itali, është kthyer ditën e sotme në Tiranë ku ka takuar miqtë e saj.

Ajo ka drekuar me Ardit Gjebrean dhe kirurgun plastik Skerdi Faria, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, moderatori i “E diela shqiptare”, ka postuar foton me balerinën ku është shprehur se e ka marrë malli për të.

“Sa mall dhe sa mirë që u takuam sot”, ka shkruar Arditi.

Ardit Gjebrea, ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Albi Nako, pasi në skenën e të ‘Dielës shqiptare” ai i bëri propozimin për martesë.

Të fundit