Flash News

KRYESORE

KLD pezulon tre gjyqtarët në Durrës, zëvendësohet kreu i Gjykatës së Apelit

KLD pezulon tre gjyqtarët në Durrës, zëvendësohet kreu

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Durrës. Mësohet se tre gjyqtarët e pezulluar janë Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Vendimi u mor pasi anëtarët e KLD-së shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve.

Njëri prej gjyqtarëve të pezulluar mbante detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Durrës. Në vend të tij është vendosur Desart Avdulaj si gjyqtari i përkohshëm.

Të fundit