Flash News

KRYESORE

Klea Huta flet hapur për Elgid Dodën dhe pjesëmarrjen e saj në serialin turk

Klea Huta flet hapur për Elgid Dodën dhe pjesëmarrjen e saj

Prej kohësh po flitet për një lidhje mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës, dyshime të cilat  lindën pas fotove të Kleas dhe Elgitit në bregdetin e jugut. Por askush nga të dy nuk ka pranuar se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëria.

Dyshimet u shtuan më shumë kur para pak kohësh Klea nuk u përgjiigj “As po as jo”, por tashmë ka vendosur të flasë hapur publikisht duke sqaruar njëherë e mirë të gjitha thashethemet lart e poshtë.

Moderatorja dhe aktorja e njohur ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku nuk i shpëtoi pyetjeve për marrëdhënien e shumëpërfolur me kantautorin Elgit Doda.

Huta nuk preferoi të flasë me detaje për marrëdhënien me Dodën, teksa tha se kantautorin e ka vetëm shok.

“Unë nuk dua të flas më për këtë pjesë, është folur shumë dhe nuk dua ta prek më. E kam diskutuar me Elgitin pjesën e të folurit në publik, ne jemi shokë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë. Nuk jemi mërzitur nga komentet, por të krijojnë bezdi”, tha Klea.

Ajo foli gjithashtu edhe për një postim që ka bërë disa kohë më parë në rrjetet sociale, postim i cili ngriti shumë dyshime asokohe.

Në foton në fjalë ajo shihet përkrah aktorit të serialit turk ‘Ertugrul’ , Engin Altan Düzyata. E pyetur në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që mund ta çojë atë në Turqi, Klea Huta u shpreh duke buzëqeshur se kjo ishte diçka për të cilën ajo nuk donte të fliste tani.

"Unë e kam ëndërr, por nuk dua të flas para kohe."- tha Huta pasi u pyet nëse së shpejti do ta shohim në ndonjë serial turk. 

Të fundit