Klea Huta tregon pse e mbajti të fshehtë lidhjen me Elgitin

Lidhja e tyre është gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe kimia që kanë bashkë e kanë bërë Klea Hutën dhe Elgit Dodën një prej çifteve më të dashura për publikun shqiptarë.

E ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Klea ka folur për marrëdhënien me Elgitin duke treguar dhe pse e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen.

“Ne ta themi shqip fare, ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë t’i them gjërat kështu për njerëzit që kam afër vetes, por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për të gjithë mbështetjen që kam marrë prej tij, për projektin që realizuam bashkë. Po të mos e kisha atë dhe familjen time, do e kisha të vështirë për ta realizuar, janë shtyllat e mia. Foton që hodhëm bashkë e zgjodhi Elgiti, ai vdes për fotot bardh e zi. Unë nuk i kam qejf por pastaj filluan të më pëlqenin. Dy të rinj siç jemi unë dhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje, se ishim të sigurte që tani jemi bashkë,”- tha ajo.