Flash News

KRYESORE

Kledi Bahiti largohet nga "Threedots Production"

Kledi Bahiti është larguar nga grupi i producentëve "Threedots Production", dhe lajmi është bërë me dije nga "Iconstyle.al", ku sipas burimeve të saj, Kledi nuk po bashkëpunon më me djemtë e grupit.

Nuk dihet ende për arsyet e largimit, por ai po punon me një tjetër studio muzikore. Madje ditën e sotme, ai ndau në InstaStory një foto me një artist të ri, teksa punonin së bashku në studio.

"Megjithatë, ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe deri tani duket se largimi ka qenë pa hatërmbetje", shkruan Iconstyle.

Të fundit