Flash News

KRYESORE

Kledi Kadiu në lidhje 'live', vajza e ndërpret; i jep puthjen e mëngjesit

Kledi Kadiu në lidhje 'live', vajza e ndërpret; i jep

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, prej disa kohësh është bërë baba i një vajze të vogël.

Në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit, ‘Wake Up’ në “Top Channel”, ndërkohë që Kledi po fliste për jetën e tij të re, gjithë rrëfimin e balerinit e ndërpreu vajza e tij e vogël e cila do largohej për në kopësht dhe nuk mund të ikte pa i marrë babit puthjen e mëngjesit.

“Jeta ka ndryshuar 100%, jam shumë i sinqertë për këtë ndryshim në jetë. Më parë e jetoja jetën siç doja unë, ndërsa sot ka ndryshuar. Zgjohem në 6:30, çojmë vajzën në kopsht, shkoj në shkollë, bëj stërvitje, jam i zënë me mësimet në shkollat e baletit. Kam pasur një projekt me Maria De Filippi, dhe jam rikthyer sërish” është shprehur balerini.

Nëpërmjet lidhjes telefonike, gazetarët në studio por edhe gjithë shqiptarët morën një përshëndetje edhe nga bashkëshortja e tij, Charlotte Lazari.

Të fundit