Flash News

KRYESORE

Kledi Kadiut i besohet një post i rëndësishëm në administratën italiane

Kledi Kadiu është një nga balerinët më të mirë shqiptarë. Fama e tij i kaloi kufijtë shqiptarë, pasi ai u bë i suksesshëm për publikun italian, pasi prej vitesh jeton në Itali.

Pjesëmarrës në shumë kompeticione të produksioneve atje, Kledi ka ndarë një lajm të gëzuar në rrjetet sociale.

Balerini i njohur ka lajmëruar miqtë e tij se është një prej kandidatëve për një pozicion të rëndësishëm në administratën italiane, në këshillin administrativ të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë.

“Vera është shpesh kohë për lajme të bukura. Në këto ditë është zyrtarizuar nominimi im si pjesëtar i këshillit të administrimit të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë, i ardhur nga Ministria Mirëqënies dhe Aktiviteteve Kulturore. Jam i mbushur me gëzim dhe krenari. Do përpiqem të bëj një punë të mirë dhe t’i dedikoj këtij impenjimi të ri, të gjithë pasionin që gjithmonë ia dedikoj punës sime”– shkruan Kledi në Instagram.

 

Të fundit