Flash News

KRYESORE

“Klement Balili fshihet në Shqipëri, do arrestohet këto ditë”

“Klement Balili fshihet në Shqipëri, do arrestohet këto

I cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga policia shqiptare, tashmë edhe ajo ndërkombëtare, duket se Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, fshihet në Shqipëri.

Deklarata e fortë është bërë nga ambasadori i SHBA, Donald Lu, mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.

Sipas ambasadorit Lu, Balili ndodhet në Shqipëri dhe pritet të arrestohet gjatë këtyre ditëve.

“Ne, amerikanët besojmë se Klement Balili është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim. Ai është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge, tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fortë me burimet qeverisë së SHBA për tu siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg”, u shpreh Lu, i cili po ashtu bëri një sërë deklaratash të forta edhe lidhur më ish-ministrin Saimir Tahiri, për të cilin tha se ka shumë prova dhe është pranë ndjekjes penale.

 

Të fundit