Flash News

KRYESORE

Klevis Balliu pas përjashtimit nga Kuvendi: Kjo qeveri punon me kodin e heshtur!

Klevis Balliu pas përjashtimit nga Kuvendi: Kjo qeveri punon me kodin e

Deputeti Klevis Balliu, pas daljes nga mbledhja e Byrosë ku është marrë vendimi për përjashtimin nga kuvendi të deputetëve të opozitës të cilët patët konfrontime sot në Parlament, ka hedhur një sërë akuzash për qeverinë.

Ai shprehet se qeveria e Ramës sot punon me ‘kodin e heshtjes’; bën gabime pastaj justifikohet me një falje.

“Nëse qeveria kërkon të marrë masa le të marrë por rregullorja duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Nuk është marrë asnjë masë për këtë kryeministër. Le të zbatojnë rregulloren. Veprimi ynë ishte përgjigja e shqiptarëve. Kuksianët janë 11 heronjë që duhen dekoruar.

Sot ka ardhur koha që t’i përgjigjemi qeverisë. Lufta me këtë mazhorancë të inkriminuar do të jetë brenda dhe jashtë Parlamentit. Vezë dhe miell janë mjete demokratike”, u shpreh Balliu.

Më tej ai dënoi gjestin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati .

“Nuk ka ndodhur kurrë që një Ministër i Jashtëm të gjuajë me ujë”, u shpreh më tej Balliu.

Të fundit